Joana e BB6: “Mendoj se Anaidi më ka xhan”

Joana e BB6: “Mendoj se Anaidi më ka xhan”
Të qëndruarit sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është synimi kryesor i secilit prej banorëve të Big Brother-it.

Për këtë ata duhet të jenë sa më tërheqës në sytë e publikut në mënyrë që tja dalin mbanë për ti shpëtuar eliminimit.



Duket se kjo temë nuk ka kaluar pa u diskutuar nga banorët.

Kanë qenë pikërisht Anaidi, Elona dhe Edberi, të cilët kanë folur për nominimet dhe banorët që mund të dalin ditën e shtunë.

Elona është një prej banoreve në nominim dhe në lidhje me daljen e saj është shprehur e pasigurtë duke theksuar se nga një format i tillë mund të presëshh gjithçka.



Këtë mendim ka dhe Anaidi, megjithëse për disa nga banorët mendon se nuk do të jetë aq e thjeshtë që të eliminohen.

Nga ana tjetër është Marselini dhe Joana të cilët po diskutojnë për një temë ndryshe, siç është ajo e afrimitetit ndërmjet Anaidit dhe kësaj të fundit.

Sipas Marselinit Joana e pëlqen shumë Anaidin, përderisa vlerëson dhe gjestet më të vogla që bën ai.

Këtë gjë nuk e ka mohuar as vetë Joana duke kujtuar një zemër që i ka bërë ai në fetën e bukës.



“Mendoj se edhe ai më ka xhan”:-ka thënë Joana.

Ndërkohë Marselini çdo ditë e më shumë po bindet për ndjenjat e Joanës për Anaidin.

(b.t/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin