/ATSH-AGERPRES/ - Presidenti rumun, Klaus Johanis nënshkroi sot dekretin që emëron zëvendëskryeministrin aktual të vendit, Gabriel Oprea në postin e kryeministrit, në ndërkohë të periudhës së pamundësisë së ushtrimit të prerogativave të kryeministrit nga ana e shefit të qeverisë, Victor Ponta, njoftoi sot zyra e Administratës Presidenciale rumune.
Gabriel Oprea, 54 vjeç është me profesion jurist.
Ai ka qenë profesor në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare si edhe mbikëqyrës doktoraturash në Akademinë Kombëtare të Shërbimir Sekret rumun.
Që nga 1 maji 2010, Oprea është president i Bashkimit Kombëtar për Progresin e Rumanisë (UNPR).
Që nga 21 dhjetori 2012 ai është zëvendëskryeministër në qeverinë e Pontas dhe që nga 23 janari 2014 ai është edhe ministër i Çështjeve të Brendshme.