John Kerry: Egjipti ka rol kritik në
kundërshtimin e militantëve të ISIS

John Kerry: Egjipti ka rol kritik në<br />kundërshtimin e militantëve të ISIS
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Egjipti ka rol në kundërshtimin e militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
 
Këto koment ai i ka bërë sot në Kajro të Egjiptit, në një konferencë për gazetarë së bashku me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Sameh Shoukri. Vizita në Egjipt është pjesa përfundimtare e turneut rajonal e zotit Kerry, që synon krijimin e koalicionit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.
 
“Si kryeqendër intelektuale dhe kulturore e botës myslimane, Egjipti ka rol kritik në dënimin publik të ideologjisë që e përhap Shteti Islamik”, tha Kerry.
 
Në Kajro është edhe Universiteti Al-Azhar, njëra nga qendrat më të respektuara të mësimit religjioz për myslimanët sunitë.
 
Ministri Shoukri tha se ekzistojnë lidhjet ndërmjet Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera militante në rajon, dhe se kërkohet aksion global për ta kundërshtuar këtë kërcënim./REL/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla

FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla