Jolie e shkatërruar? Aspak. Rikthehet
fuqishëm si imazhi më i ri i ‘Guerlain’

Jolie e shkatërruar? Aspak. Rikthehet<br />fuqishëm si imazhi më i ri i ‘Guerlain’
Ajo mbetet Angelina Jolie pavarësisht të gjithave.
 
Aktorja bukuroshe ka përjetuar një moment aspak të bukur në jetën e saj. Pas ndarjes me bashkëshortin Brad Pitt të gjithë menduan që ky do të ishte dhe fundi i karrierës së aktores, kjo edhe për shkak të videove të fundit ku ka rrëfyer mes lotëve ndarjen me Pitt, por edhe për shkak të humbjes në peshë.
 
Por Jolie është rikthyer fuqishëm, po aq bukur për të mos thënë edhe më e mirë se më parë. Aktorja bukuroshe së fundmi është bërë imazhi më i ri i markës ikonë të parfumeve franceze, Guerlain. Gjatë prezantimit të parfumit, Jolie ka treguar që do të vazhdojë të mbetet simboli i klasit femëror.
 
42- vjeçarja jo më kot është zgjedhur imazhi më i ri i këtij parfumi, pasi 'Guerlain' personifikon më së miri shpirtin e gruas së fortë, asaj që të inspiron dhe të bën ta admirosh. 

jolie
(Angelina Jolie imazhi më i ri i 'Guerlain')


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD