Pas lajmit të bujshëm të divorcit të shekullit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, polemikat mes çifti të famshëm vazhdojnë.

Brad Pitt, i inatosur për vendimin e bashkëshortes së tij për divorc ka deklaruar se do të luftojë për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre.

Sipas informacioneve nga TMZ, Brad është i inatosur me Jolie pasi ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj përbën rrezik për fëmijët pasi ai ka një karakter të egër dhe është i alkoolizuar.

Brad nga ana tjetër ka shtuar se më lajmin e divorcit Jolie ka vënë në shenjestër të paparacëve familjen e tyre. 

Jolie duket e bindur për divorcin ku është shprehur ''thjesht nuk mund të vazhdoja më''

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com