Joni Peçi: Moda ka kaluar në komoditetin e individit

Joni Peçi: Moda ka kaluar në komoditetin e individit
Stilisti i njohur Joni Peçi ka pohuar se, moda kohët e fundit ka kaluar në komoditetin e individit.

I ftuar në emisionin Rreze Dielli, në A1 Report stilisti ka folur për tendencat e fundit të modës, por edhe sesi ajo ka kaluar tashmë në funksion të qytetarit.

“Femrat tani janë bërë më praktike dhe më të sigurta. Moda e kohëve të fundit i bën ato të duken më trendy dhe më casual”, u shpreh stilisti.

Duke u ndalur tek ngjyrat e këtij viti, ai u shpreh se e bardha dhe e zeza janë dy tendenca të përhershme, por që sillen nga stilistët në forma të ndryshme. Ai tha se edhe lulet kanë qenë shumë në modë gjatë sezonit të kaluar.

Joni Peçi pohoi se një tjetër pjesë e rëndësishme janë edhe aksesorët të cilët e bëjnë veshjen më të bukur. Ai pohoi se shallet janë një tjetër tendencë e këtij viti.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)