Jonilda, vajza guximtare
zmadhon gjoksin Live në “BB6”

Jonilda, vajza guximtare <br />zmadhon gjoksin Live në “BB6”
Është padyshim një veprim mjaft i guximshëm që shumë pak do ta mernin përsipër, sidomos kur bëhet fjalë për një spektakël live.

Është fjala për njërën nga konkurrentet e spektaklit të njohur “Big Brother 6”, e cila ka vendosur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për të zmadhuar gjoksin drejtëpërdrejtë në praninë e kamerave.



Ajo është Jonilda, 25 vjeçarja nga Puka por që jeton në Itali, e cila ka pasur guximin dhe besimin në vete që të realizojë këtë ndërhyrje, duke e çuar numrin e gjoksit nga 2 në 4.

Jonilda, tanimë një vajzë e famshme në një spektakël që ndiqet nga shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të komentohet akoma më shumë për këtë iniciativë.



Ndërkohë banorët e tjerë dinë që Jonilda është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother” ashtu si dhe dy konkurrentët e tjerë, Olseni dhe Altina të cilët u larguan të shtunën në mbrëmje.

Operacioni u realizua në një ndër klinikat private të kryeqytetit, me sukses.



Jonilda tashmë ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe ndihet mjaft e lumtur për këtë gjë.

Tani pritet të shohim kthimin e Jonildës brenda shtëpisë si dhe reagimin e banorëve të tjerë.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin