Ndërtimi i gjimnazit 'Sami Frashëri', Veliaj fiton gjyqin për shpifje edhe me Jorida Tabakun

Ndërtimi i gjimnazit 'Sami Frashëri', Veliaj fiton gjyqin për shpifje edhe me Jorida Tabakun

Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj

Pas Grida Dumës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar sot gjyqin edhe me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e kishte paditur për shpifje pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes Tabaku dhe sipas vendimit të sotëm, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.

Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë”.

Kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin. Asokohe në media qarkulloi lajmi se sulmet e Tabakut në fakt, nuk i drejtoheshin projektit në vetvete, por bëheshin me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po kryente punimet.

Në të njëjtën periudhë me akuzat për ndërtimin e “Sami Frashërit”, media shkruajti se Tabaku kishte në pronësi një supervilë, në një nga resortet më të shtrenjta në Gjirin e Lalzit. Më e çuditshme ishte fakti se kompleksi ku bën pjesë vila luksoze e Tabakut është ndërtuar pikërisht nga firma ndërtuese që po rindërton gjimnazin “Sami Frashëri”, kompania e njohur “StarTek shpk”.

Fjala është për një vilë dy katëshe në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat rezidenciale më luksoze, ku jetojnë njerëzit më të pasur në Shqipëri, ku thuhet se zotëron një vilë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Sipas publikimeve të medias, vila ka oborr, parkim të brendshëm, një verandë të stërmadhe, dy kate me disa tualete, buzë detit të Lalzit.

Me një kërkim të thjeshtë online, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, u zbulua se StarTek sh.p.k, e cila ka ndërtuar “Vala Mar”, ishte edhe kompania që po ndërton shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ndërkaq, shkolla e re “Sami Frashëri” është ngritur po mbi atë truall ku ishte shkolla e vjetër dhe së shpejti pritet të hapë dyert për të mikpritur brezin e ri të nxënësve.

Dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Humbi gjyqin, Tabaku: Do të vazhdoj betejën me Veliajn! Drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet

1635242372_Tabaku.jpg

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale në lidhje me gjyqin që humbi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Tabaku shprehet se do të vazhdojë me betejën gjyqësore me Erion Veliajn, ndërsa shton se inceneratori i Tiranës do të jetë gijotina e tij politike. Tabaku thekson se drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet.

"Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet! Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e Bashkisë,  Erjon Veliaj. Ky i fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla e mesme Sami Frashëri! Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurave të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimit të saj.

Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur  të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje. Apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsueshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje  të rindërtimit të shkollës Sami Frashëri.

Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliaj  përkufizohej në zero fakte dhe prova përpos justifikimit “e tha se kështu thonë mediat” përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikimin se “politikani duhet të durojë më shumë përderisa është në politikë”.

Pra, kjo Gjykatë SPAK vlerësoi se shpifja është pjesë e një lufte politike dhe se duhet të durohet më shumë nga politika edhe kur faktet mungojnë. Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen. Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda.

Por kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’I treguar shqiptarëve që e vërteta triumfon! Unë në moralin dhe gjykimin tim personal nuk mund të përdor shpifjen si luftë politike dhe argument politik. E refuzoj këtë sjellje të pandershme ndaj elektoratit dhe mbi të gjitha ndaj tjetrit.

Siguroj Veliaj, surrogatët e tij dhe oligarkët që e mbështesin se ky vendim nuk do më ndalojë nga denoncimi për to, aferat e tyre dhe korrupsionin e tyre. I kujtoj Erion Veliaj që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të. Dhe se  asnjë gjë nuk do na pengojë për të risjellë në jetë hetimin për krimin e tij me vrasjen e 17 vjeçarit  Ardit Gjoklaj, për të ai do të përgjigjet herët apo vonë. Dhe vërteta mund të vonojë por kurrë nuk do të harrojë të dalë përpara qytetarëve!"-shprehet Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelion: 16/12/2021 18:04

    Këto vendime,gjukoj se nuk ka pse të jenë thjesht me gjobë vënije,pasi për lek këtyre gridareve e tabakareve as që ju a ndjen gjëkundi,pamvarsisht amullisë e zhgënjimit që krijojnë në publik duke llomotitur e gënjyer çdo ditë. Në këtë kuadër që t'jua ndjejë sadopak para çdo llomotitje, gënjeshtre e përbaltje të të tjerëve për interesa të b.... të tyre,besoj se do ishte më mirë që këto vendimet e gjukatave të ishin ca dit,muaj apo vite në hotele pa qira andej nga grand hotel REÇI,që keto të cilat pretendojnë të udhëheqin e drejtojnë këtë vënd,të paktën mos të kenë mundësinë të tallin menderen me këtë pop.të shumëvuajtur apo ata që punojnë e mirë apo keq bëjnë diçka në interes të këtij populli.

    Përgjigju
  • Jcfjfjp: 16/12/2021 16:35

    Parate e nje gjykimi penal qe nuk ka nje vendim te formes se prere, ku deklarohet i pafajshem, ku do coje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr