Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, po konsideron një lëvizje për yllin zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili mund të largohet nga Stoke City për 12 milionë paund. Shaqiri ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e Premier League."Unë dua të jem pjesë e Premier Ligës, dhe së shpejti do ta mësoni klubin tim të ri"- është shprehur Shaqiri.
26-vjeçari ka shënuar 15 gola në 92 paraqitje për Stoken që prej lidhjes së kontratës së tyre në vitin 2015, por do të jetë në dispozicion për një çmim të prej 12 milionë paund. Mourinho është shprehur se ka mbetur i impresionuar nga Shaqiri, që luajti për kombëtaren e Zvicrës në Botërori 2018. Ai shënoi në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë, duke ofruar një ndihmë për Steven Zuber në barazimin 1-1 me Brazilin. Zvicra u eliminua nga turneu pasi humbi 1-0 me Suedinë duke humbur dhe shansin për të prekur çerekfinalen.