Jovanotti, ylli i muzikës italiane, që është gjithashtu i pasionuar pas çiklizmit nxori në ankand biçikletën e tij, me paratë e së cilës do të ndihmojë fëmijët në Ukrainë.
Biçikleta e çmuar dhe unike në ngjyrë pink e llojit "Pinarello Dogma F12" u nxor në ankand në faqen e shitjeve online "Ebay" me një çmim fillestar prej 10 mijë eurosh.
Ajo do t'i shkojë ofertuesit më të lartë dhe pas nëntë ditësh ofertë dhe ankandi do të përfundojë më 24 prill në orën 9. Që prej 24 orësh, tashmë janë 20 oferta dhe biçikleta e Jovanottit ka arritur në 12 mijë euro.
Të ardhurat nga ankandi i bamirësisë do t'i dhurohen UNICEF-it, i cili do t'i përdorë për projekte kushtuar fëmijëve ukrainas.
‘Pantera Rozë’ ky është përshkrimi i zgjedhur nga Jovanotti në ankandin e "Ebay". Biçikleta është një objekt vërtet uni dhe është kopje e vetme nga "Cicli Pinarello" dhe projektuar nga presidenti i saj, Fausto Pinarello, së bashku me Lorenzo.
Kjo biçikletë e ka shoqëruar këngëtarin për rreth 15 000 km gjatë shumë aventura dhe, në dritën e situatës aktuale në Ukrainë, u vendos që të dhurohet dhe të krijohet një ankand bamirësie, të ardhurat e të cilit do t'i dhurohen "UNICEF Italia" .
Po me ndrrim a bohet e?
Përgjigju