Jozefina Topalli: Makina që përdorja
konsumonte 18 litra për 100 km rrugë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u është kundërpërgjigj akuzave të kryeministri, Edi Rama për shpenzimet e bëra në udhëtimet e saj jashtë dhe brenda vendit duke thënë se shifrat janë të pavërteta. Topalli e përqëndroi përgjigjen e saj tek shpenzimet e automjetit, duke thënë se ka përdoru një veturë që konsumon shumë karburant.

“Kryeministri turist që në 365 ditë 162 i ka jashtë shteti ka një sëmundje dhe sëmujdja e tij është sëmundja e sukseseve imagjinare. Tashi meqënëse gënjeu që ka qenë dhe në meshën e parë në Shkodër, ky gënjen për çdo gjë. Çdo gjë që tha për kryetaren e Kuvendit ishin gënjeshtra”, tha Topalli.

“Që me marrjen e detyrës kërkova uljen e numrit të makinave që shoqëronin Kryetaren e Kuvendit nga pesë makina vnedosa që të hiqeshin 4 dhe që kryetarja të kishte vetëm makinën e vet dhe një shoqëruese. Ndërkohë që zotiria i tij ka porosit 8 makina. Mesatarisht janë konsumuar në vit 7 mijë litra. Automjeti tip “Benz” konsumon 16 deri në 18 litra për 100 km. Kryeminisrti turist gënjeu kur tha se janë konsumu 120 litra në ditë”, tha më tej deputetja e PD-së.

Më tej, Topalli i drejtoi disa pyetje Edi Rama duke thënë se vetmë ai dhe Bamir Topi udhëtonin kaq shpesh në Itali. “Sa ditë rri jashtë për çdo dalje? Sa ditëshe i ke vizitat jashtë shteti? Për çfarë ke shkuar? I ke pothuaj zero vizitat me ftesë të homologëve. Vetëm ti e Bamir Topi në fund të çdo fundjave shkoni në Itali. Vetëm brenda një muaji ke shkuar 5 herë”, tha Topalli.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA