Çarje mes dy pallateve? Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Janë fuga sizmike, mos u shqetësoni
Agron Hysenlliu, Drejtor i Institutit të Ndërtimit
Kryeministri Edi Rama qetësoi sot qytetarët se nëse në pallatin ku banojnë ka plasaritje, apo një çarje të mos shqetësohen se bëhet fjalë për një fugë sizmike, e përcaktuar për raste të tilla dhe që tregon se ka funksionuar për atë që është ndërtuar. Për të qartësuar më saktë fugën sizmike, Report Tv ftoi në studio Agron Hysenlliun, drejtor i Institutit të Ndërtimit. Ai shpjegoi se fugat sizmike janë të çara që janë të pozicionuara në hapësirën midis dy objekteve fqinje për të realizuar vazhdimësi funksionale dhe qëndrueshmëri nga ana konstruktive. Ato janë të projektuara për lëvizje sizmike shumë dimensionale.
"Unë jam edhe vetë ndërtues. Unë objektet e mia i kam ndërtuar me fugë, ato lejojnë zhvendosjen e objektit në pavarësinë e tyre dhe nuk lejojnë përplasjen nëse janë afër. Këto fuga plasariten dhe nuk ka probleme. Fuga janë hapësira ndërmjet dy objekteve që lejojnë zhvendosjen. Fuga llogaritet mbi lartësinë e objektit, që të mos përplasen. Këto fuga kanë distancë të caktuar për lartësi të caktuar. Pra nuk ka asnjë problem strukturor" tha ai.
Më pas Agron Hysenlliu sqaroi edhe matjen e shkallës së dëmtimit, ndërsa këshilloi ku duhet të qëndrohet në shtëpi në rast tërmeti. "Në strukturat e objekteve, dallojmë nëse ka 1% dëmtim objekti, me plasaritje të vogla, pra jo në strukturë, por jo në suva. Rasti i dytë është mestar 0-3 dhe rasti i tretë 0-5. Kemi objekte elastike të ndërtuara me hekur. Ndërsa objektet e shtangta nuk mund të ndërtohen më shumë se gjashtë kate. Studimet janë të ndryshme. Strukturat më solide të objektit ku duhet të qëndrohet është poshtë traut, jo në soletë. Pra nuk të qëndrohet poshtë tavanit. Mund të qëndrosh edhe poshtë tavolinës".
Fugat sizmike
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4108
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
KY PLEHRA HYSENDHJERI ESHTE AI QE DOLI NE TELEVIZOR BASHKE ME VELIUN DHE NA THA QE TEATRI KA RREZIK SHEMBJEJE,,NE DEGJESE PUBLIKE ,,DHE DUHET PRISHUR,,,,DJE RA TERMETI 7,5 BALLE DHE TEATRI NUK LEVIZ AS NJE CM,,,KY DUHET TE PUSHOHET NGA PUNA DHE TE COHET NE PROKURORI PER DEKLARATA TE RREME DHE PERHAPES I LAJMEVE TE RREME DHE SHKATARRUES I OBJEKTEVE MONUMENT KULTURE;,,PALACO NJERI....PSE NUK FLET TANI PER TEATRIN O QELBESIRE....
PërgjigjuNe burg duhet te shkojne ato qe kan ndertuar rrumpall gjate ketyre 30 viteve
Përgjigju