Fati i ekipit të Tiranës në vijim të edicionit duket se do të jetë në dorë të sigurt. Refik Halili në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ shpalos objektivat për ngritjen e ekipit bardheblu në vitet e arta, pas marrjes së stafetës nga Babasi. Por, cila është e vërteta që Tirana ndryshoi administrim nga njëra dorë në tjetrën brenda 3 muajve?
“Kam vendosur që të marr ekipin e Tiranës për ta rikthyer edhe njëherë në vitet e arta kur dominonte futbollin shqiptar, pasi nuk e meriton atë vend që ka në renditje. Në këtë rrugëtim do të jem së bashku me Lulzim Nurin. Nuk mund të konfirmoj nëse pjesë e investimit do të jetë edhe Ndricim Babasi, pasi nuk ishte i pranishëm në takimin e fundit me kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Sot do të zhvilloj një takim me stafin drejtues dhe futbollistët për të paraqitur projektin për ringritjen e ekipit”. Për rënien e Tiranës në vendin e fundit në renditje është fajësuar menaxhimi, por a do të ketë ndryshim të administratës bardheblu? “Gjëja e parë që do të kontrolloj me imtësi janë të gjitha kontratat e firmosura dhe menaxhimi që është bërë. Tirana, dua që të jetë një ekip model, prandaj transparenca do të jetë maksimale.
Kjo fanellë nuk e meriton vendin e fundit, prandaj të gjithë duhet që të mbajnë përgjegjësi për gjendjen e krijuar edicionin e fundit”. Në vazhdim të intervistës, Halili ndalet edhe te statusi juridik i ekipit bardhelu duke zbuluar edhe një pjesë të kushteve që i ka vendosur kreut të Bashkisë së Tiranës, Basha pas pranimit për të marrë ekipin.
“Kam biseduar me Bashën dhe shumë shpejt, sapo të dalim nga gjendja aktuale ku jemi futur fatkeqësisht do të përgatisim dokumentet për t’ia dorëzuar Këshillit Bashkiak për të privatizuar ekipin e futbollit”. Pozicioni në renditje u imponon një merkato urgjente bardhebluve dhe për këtë, Halili ka një plan konkret që do të fillojë shumë shpejt nga zbatimi.
“Na duhet merkato me cdo kusht, me qëllim që të realizojmë objektivat. Do të symojmë futbollistë cilësorë si jashtë dhe në tregun vendas në të gjitha pozicionet. Sigurisht që merkato nuk ka vetëm afrime, por edhe largime, pasi fanella e Tiranës është e rëndë për ta mbajtur kush do.
Objektivat e klubit janë që të dalë sa më parë nga gjendja aktuale ku është futur dhe të renditet mes më të mirëve. Lufta për trofe këtë edicion ka mbaruar, por do të përgatitemi për t’u rikthyer më të fortë se kurrë edicionin tjetër” përfundon Halili.
/Shqiptarja.com