“Time” shpall Njeriun e vitit 2018, gazetari i vrarë Jamal Khashoggi merr titullin 'rojtari në luftën për të vërtetën'

“Time” shpall Njeriun e vitit 2018, gazetari i vrarë Jamal Khashoggi merr titullin 'rojtari në luftën për të vërtetën'

Kopertina e revistës Time për gazetarin Jamal Khashoggi

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi i cili humbi jetën në mënyrë mizore vetëm pak kohë më parë, është shpallur “Njeriu i vitit 2018” nga revista prestigjioze “Time”. Revista e njohur e zgjedh personin që do t’i jaë këtë titull, kur ai ka pasur një ndikim të madh tek lajmet dhe çështjet botërore.

Khashoggi së bashku me një grup tjetër gazetarësh janë zgjedhur ditën e martë nga “Time” si njerëzit me më influence për vitin që po ikën. Grupi tjetër i gazetarëve përbëhet nga 5 gazetarë të “Capital Gazette” të qytetit Anapolis që u vranë gjatë një shpërthimi masiv në zyrat e saj në muajin qershor. Jamal është quajtur nga Time si  'rojtari në luftën për të vërtetën'

Kopertina e revistës Time për gazetarin Jamal Khashoggi

Prestigjiozja gjthashtu nderoi edhe gazetaren filipinase Maria Ressa, e cila u arrestua nën akuzën e evazionit fiskal si edhe gazetarët e agjencisë “Reuters” Ëa Lone dhe Kyaë Soe Oo, të burgosur në Mianmar për rreth një viti. Trupi i Jamal Khashoggi u gjet në një pyll i copëtuar dhe i groposur. Vdekja e Khashoggi, ka shkaktuar kritika ndërkombëtare ndaj Arabisë Saudite dhe ka komplikuar marrëdhëniet Uashington-Riad.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari