"Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, 30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë! Kim: Shumë gjëra kanë ndryshuar, e njëjtë mbështetja e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim dhe foto nga vizita e James Baker në Tiranë

Si sot 30 vjet më parë në Tiranë erdhi Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker dhe vizita e tij ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.

30 vjetorin e vizitës së Baker, e ka kujtuar ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, e cila ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker në fjalimin e tij historik që mbajti.

Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: "Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju." Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Vizita e Baker shënoi dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Qytetarët kishin mbushur sheshin kryesor të Tiranës të parë njeriun, vizita e të cilit simbolizoi kthimin e Shqipërisë nga bota pas izolimit total.

“Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde. Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”, tha Baker në një pjesë të fjalimit të tij.

Postimi i Kim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj