Mblidhet Grupi i PS/ Çuçi-deputetëve: Angazhohuni për turin e takimeve me diasporën

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.

Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.

"Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim", tha Çuçi.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për axhendën parlamentare. Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.

Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës