'Ju për ato gallatat jeni'/ 'Shpërthen' Jul Deda: Regjisorët e teatrit s’na duan! Konsumi televiziv? Aktori: Klanifornia më e ndjekur, Portokallia ka humbur sharmin

9 vite larg, Jul Deda rikthehet në skenën e teatrit me shumë emocione. Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive. Deda i tha gazetarit Ermal Qori gjatë intervistës në emisonin e tij “N’kohë” në Report Tv se në fillim është refuzuar prej shumë regjisorëve.

“Shumë regjizor thonin, “Hë mo se këto që dalin në televizor bëjnë gallata kështu nuk janë për teatër”.  Koha ka treguar që aktorët që janë angazhuar në tv jo vetëm janë aktorë shumë të mirë por edhe të stërvitur dhe me shumë ekpseriencë dhe stë lënë në baltë. Sot aktorët e televizion kanë PR (Public relations - marrëdhëniet me publikun) të ngritur çka o dihet veprave, janë të rrahur me profesionin duke dal çdo javë. Na i kanë thënë, vazhdoni ju atje në televizion se jeni në rregull bëni gallat atje, se teatri është teatër, teatri është teatër po teatri është për të gjithë ne se jemi aktorë profesionist dhe e kemi mbaruar shkollën për këtë punë, s'kemi mbaruar shkollën për televizion”, tha ai. 

Pavarësisht se kanë qëndruar në tregun mediatik, Juli mendon se realizimi i përjavshëm i formateve të humorit, aq më tepër kur janë disa të tilla, është konsum. Sipas tij, formati humoristik “Klanifornia” është më i ndjekur se Portokallia.

“Klanifornian e rendit publiku, besoj se për momentin është spektakli më i mirë në treg, patjetër duke sfiduar Portokallinë. Ajo është shkolla e ne të gjithëve e kësaj fushe, por sot Portokallia e ka humbur sharmin e vet që ka pasur, edhe Klanifornia ka një lloj konsumi ama spektaklin ta bëjnë njërzit, secili ka audiencën e vetë, por mendoj se këto formate ta bëjnë një pauzë që ta matri malli pak publikun për ne”-shtoi Deda.

Aktori bëri një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe duke kujtuar të gjithë rrugëtimin e tij artistik ndër vite, ndërsa i vetmi ‘peng’ profesional ishte fakti që nuk kishte talent në muzikë .Jul Deda nuk jeton dot pa Shqipërinë, por fëmijët nuk do t’i pengoj për të ndjekur një jetë më të mirë larg atdheut.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së