Juela Meçani: "E
dashuruar pa fund"

Juela Meçani: "E<br />dashuruar pa fund"
Ish-zëdhënësja e kryeministrit dhe këshilltarja politike pranë Ministrisë së Punës, Meçani rrëfen 24 orë-shin e ditës së saj. Marrëdhënia me miqtë e rinj dhe të vjetër, marrëdhënia me vajzën Noemin por dhe gjithçka lidhet me jetën e saj sentimentale të, një ish-Misi, bukuroshja Juelë i sjell në këtë rubrikë…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë…?

Në shtëpi sapo hap sytë nuk ia heq vetes kurrë një kafe "triple ekspres", ndryshe nuk zgjohem dot.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Të kisha një ballkon buzë detit e sapo të zgjohesha, të pija kafenë aty..

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Është një zonë me trafik dhe lëvizje dhe zgjat diku tek 20 minuta…zakonisht me taksi.

Thua ndonjëherë boh cfarë profesioni kam zgjedhur?

Jo..nuk e kam për natyrë të bëhem pishman për zgjedhjet që bëj…apo oportunitetet që kam pranuar…



Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Kam frikë se përpiqen më shumë të më gënjejnë, e unë në përgjithesi kam natyrën të bëj sikur nuk e kuptoj…deri aty kur gënjeshtrat bëhen të rëndësishme.

E mbani veten për të shkathët?

Jam shume e shkathët do thoja.

Dreka zakonisht ju gjen…?

Në zyrë..

Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Ehh unë drekoj vonë dhe me drekën time mbyllet dhe darka...kështu që përgjithësisht drekoj në shtëpinë time.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Përgjithësisht paguaj vetë...por ka dhe përjashtime.



Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? C'ndodh?

Ndodh shumë shpesh dhe kujtohem atëherë kur kafetë janë bërë ca si shumë dhe filloj të ndjej oshëtima në stomak.

Celulari që përdorni?

Kam një Black Berry dhe një Samsung Galaxy S3.

Firmat tuaj më të preferuat?

Nuk jam e fiksuar me firma të veçanta...në fakt...preferoj çdo gjë që është e thjeshtë...e kthjellët...pastel në ngjyra dhe mbi të gjitha komode e më materiale të çmuara si kashmir apo mëndafsh.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s'ju shkon pra një lloj stili?

Nuk ka këpucë shumë të larta...nuk ka veshje me shumë ornamente apo gura apo xixa...nuk ka ngjyra metalike...nuk ka e nuk do ketë minifunde...

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

E zeza dhe jeshilja.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Blej më shumë dhurata se sa marr.

Dhurata më e fundit që keni bërë ç'farë është dhe ajo që keni marrë?

Dhurata më e fundit që kam bërë ishin për vajzën time...dhurata e fundit që kam marrë ishte një bizhu Swarovsky që më pëlqeu tej mase...

Aktualisht jeni sa e dashuruar?

Me jetën pa fund...me vajzën time përjetësisht.

Jeni e shoqërueshëm apo e ftohtë si tip?

Jam shumë e shoqërueshme por, herë pas here kam periudha vetëizolimi që më rigjenerojnë tej mase.

I takon miqtë e vjetër?

Sa më shumë që të kem mundësi...ata janë pjesa më e çmuar e miqve të mi...janë të pazëvendesueshëm.

Punoni dhe pasditeve?

Pasditet në shumicën e rasteve janë të vajzës time...por ndodh që të kem takime apo mbledhje edhe pasditeve.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?

Në përgjithësi në shtëpi...fundjavat me miqtë dhe prindërit.

Preferoni më shumë një film apo pub?

100 here preferoj një film të mirë...jam për pub-et por, më shumë mase dhe jo shumë shpesh.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Dëgjoj muzikë dhe shikoj filma dokumentarë.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Asnjëherë para orës 1 të natës.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve