Rubrika më e ndjekur “Të gatuajmë me zonja Teftën” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në A1 Report, sot udhëtoi drej Dibrës për të ringjallur traditën e gatimeve tradicionale dibrane.
Për të gjitha amvisat që ruajnë dhe e duan traditën e gatimeve, çdo të premte, në këtë puntatë të kuzhinës përcillen recetat më të vjetra nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë.

E, pikërisht në këtë të premte receta e jufkave të famshme të dibrës u sollën për t`u njohur, për t`u mos harruar dhe për t`u gatuar përsëri për tryezat tona.
Bashkë me zonja Teftën dhe Eneidën ishte e ftuar Chef. Petagoge nga Klubi i Shefave të Gatimeve Shqiptare, Liljana Ahmeti, e cila duke dhënë informacionet më të nevojshme për kuzhinën dibrane përgatiti recetën e famshme dibrane të jufkave.

Liljana Ahmeti përçoi një mesazh për të gjithë restorantet dhe amvisat në shtëpi që të ruhet tradita e gatimeve të hershme shqiptare pasi kanë vlera të jashtëzakoshme dhe janë të shumëllojshme. Në këtë iniciativë ku A1 Report ka bërë duke bashkëpunuar me Klubin e Shefave të Gatimeve Shqiptare.

Receta që u përgatit ishte pula me jufka, gatimi më i vjetër dhe më tradicional dibran me anë të së cilit, Dibra, njihet dhe personifikohet në gatimet e saj.
Receta “Pulë me jufka”
Pulë
Qep
Gjalp
Miell
Vezë
Qumësht
Vaj ulliri

Përgatitja e jufkave
Sitim miellin. Për 300 gr miell hedhin 2 kokrra vezë dhe 2 të verdha vezësh. Më pas i rrahim vezët dhe i shtojmë qumësht, pak vaj ulliri dhe krip.
Më pas i shtojmë miellin duke i përzierë së bashku. Masa e brumit që formohet ndahet në disa pjesë dhe më pas hapen në formë pete. Më pas vjen procesi i prerjes dhe dhënies së formave të jufkave.

Përgatitja e recetës: “Pulë me jufka”
Ziejmë pulën e fshatit. Grijmë qepën dhe e skuqim në tigan me gjalp. Më pas këtë masë e shtojmë tek jufkat e përgatitura duke i futur në furrë. Më pas jufkave i shtojmë pulën së bashku me lëngun e saj. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com