Aktori i humorit Julian Deda ka vërtetuar gjithnjë se është mjaft i lidhur me familjen e tij.

Ai është fotografuar së bashku me bashkëshorten duke u qetësuar në Turqi. Në udhëtimin e tyre nuk mund të mungonte as Zef Deda, aktori i njohur shkodran si dhe babai i Julianit.

Ndërkohë ata janë fotografuar mjaft të kënaqur teksa kanë bërë këto foto në pishina. Julian Dedën e pret nje sezon e ri televiziv në Vizion Plus, ku me anë të batutave të tij do të na dhurojë mjaft të qeshura në spektaklin e njohur “Apartamenti 2XL”.

Su/ Shqiptarja.com