Julian Deda ka rrëfyer se humbi shumë fansa kur u fut në politikë

 Julian Deda ka rrëfyer se humbi shumë fansa kur u fut në politikë

Julian Deda

Aktori i humorit Julian Deda është një nga artistët shqiptarë që angazhohet edhe me politikë.

I ftuar në emisionin “Soiree”, ai ka treguar se artisti humb kur merret me politikë dhe këtu e kishte fjalët për të gjithë fansat që dikur e pëlqenin.

Ndër të tjera ai ka pohuar se njerëzit nuk mendojnë që është aktor i mirë, vetëm se merret me politikë.

 “Pyes palën tjetër, pra palën e majtë, po të isha fut në PS do isha po aktor i mirë? Sepse që në momentin që u futa në PD, për palën këtej nuk isha më”, ka thënë Jul Deda.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe shembullin e Elhaida Danit për të dëshmuar se një artist kur merret me politikë do të humbasë mbështetjen e njerëzve dhe fansave.

“Dua të sjell këtu shembullin më klasik kur Elhaida Dani mori pjesë tek një spot i kryetarit aktual Erion Veliaj. Kur ajo fitoi ‘The Voice’, ishte një ndër zërat më të mirë dhe të talentuar, por papritur kjo u bë njeri i patalentuar”, është shprehur aktori.

Mendimin e tij e ka mbështetur edhe Memli Krasniqi, ish reperi i njohur i grupit “Ritmi i rrugës”, që sot është nënkryetar i PDK-së në Kosovë.

Fansat që kanë qenë militantë, s’po i quaj negativisht të partive të tjera e humbin vlerësimin, respektin etj. dhe është diçka që secili artist e mat, veçanërisht nëse kemi të bëjmë me dikë nga fusha e muzikës”, është shprehur Memli Krasniqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 24/10/2019 18:10

    Po ti i deshtuar ke qen historikisht nderro zanat vlla se vetem humor asnjeher nuk ke ber .. publiku te shef si klloun se sa si artist,nuk ke lidhje fare me artin fare fare..

    Përgjigju
    • Ilo Pinci: 24/10/2019 22:28

      Tamam mir e ke then ky esht kot i rrofshin ata koleget e vet se ky esht kot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja