Juliana Pasha nostalgji
për vendlindjen e saj

Juliana Pasha nostalgji<br />për vendlindjen e saj
E thjeshtë dhe me një zë mbreslënës, Juliana Pasha nuk lodhet kurrë së kujtuari vendlindjen e saj.

Këtë gjë e ka dëshmuar më së miri me anë të fotove që publikon herë pas here në profilin e saj zyrtar “facebook”.

“Teksa po shikoja disa foto në faqen e Burrelit (Qyteti im i lindjes) më doli përpara syve kjo fotografi fantastike që më solli në mendje nostalgjinë e viteve të fëmijërisë. Jam e bindur se fëmijëria e gjithsecilit prej jush ka qenë e bukur dhe e veçantë. Do të doja të ndanit këtu kujtimet e para që ju vijnë në mendje”, shkruan Juliana.

burreli
(Fotoja e postuar nga këngëtarja)

Duke u kthyer pas në kohë, Juliana ndan me miqtë e saj një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë.

“Një nga kujtimet e mia më të bukura është koha kur sapo binte dëbora e parë, të gjithë fëmijët në pallatin tim organizoheshin së bashku, krijonim nga një çark për të zënë gushkuq, zogjtë më të bukur të dëborës. Më e bukura ishte se rrinim me orë të tëra nëpër ballkone dhe pasi zinim ndonjë prej tyre e lëshonim sërish”, vijon Juliana.

Ajo ju premton fansave që në ditët në vazhdim do ndaj edhe kujtime të tjera të fëmijërisë së saj.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve