TIRANE - Julian Sinanaj, një nga vrasësit më të frikshëm me pagesë, por jo i vetmi, duke parë edhe ngjarjet e fundit, ka dëshmuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke pranuar vendosjen e tritolit në afërsi të banesës së Ardian Kollozit në Vlorë.
Në seancën e radhës, Sinanaj tha se ishte paguar tre mijë euro për vendosjen e eksplozivit në derën e apartamentit ku banon familja Kollozi.
Mësohet se shpërthimi është porositur nga kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj, të pandehur në këtë proces dhe që kanë mohuar këtë porosi. Sinanaj në dëshminë e tij ka dhënë me detaje, të gjithë veprimet që ka kryer deri në momentin e shpërthimit që sipas tij e ka aktivizuar me fitil zjarr përcjellës.
Ky shkrim u botua në gazeten Shqiptarja.com versioni print, më datë 13 Shkurt 2015
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com