Kreu i ri i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker mbajti sot takimin e parë të përjavshëm të fillim mandatit të tij. Ekzekutivi i ri i BE-së pritet të paraqesë një plan me rreth 300 miliardë euro investime për të nxitur rritjen ekonomike dhe vendeve të punës deri në fund të këtij viti.

Ky plan është themeli i Komisionit të ri, për të cilin Juncker tha se është ‘shansi i fundit i Europës’, pasi qytetarët europianë kanë humbur besimin në projektin e BE-së. Pjesa më e madhe e 300 miliardëve do të vijë nga investitorët privatë, ndrësa rregullat buxhetore që kufizojnë defiçitet buxhetore dhe publike nuk do të dobësohen.

Krahu i djathtë i tij është Frans Timmermans, ish-ministër i jashtëm hollandez i qendrës së majtë. Mes të tjerave, ai do të duhet të sigurojë një marrëveshje të planifikuar të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë më shumë pushtet kompanive multinacionale. Juncker dhe ekipi i tij morën detyrën më 1 nëntor pas 10 vite udhëheqje nga ish-kryeministri portugez, Manuel Barroso. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)