Juristi: Ja si Berisha ‘i bëri gropën’ Metës për dosjen CEZ-DIA, ju tregoj dëshmitarët që mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ në aferën e Gërdecit

Juristi: Ja si Berisha ‘i bëri gropën’ Metës për dosjen CEZ-DIA, ju tregoj dëshmitarët që mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ në aferën e Gërdecit

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA, dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha dhe Ilir Meta është liruar nga burgu. Ismailaj i vetmi i ndëshkuar për këtë çështje u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 dhe nga 12 maji i 2017 deri pak ditë më parë kur autoritetet e liruan, qëndroi në burgun e Fierit.

Por për aferën “CEZ-DIA” dhe çështje të tjera të ndjeshme politike e juridike, sikundër është edhe dosja “Gërdecit”, ka folur dje edhe juristi i njohur, Romeo Kara. Ky i fundit ka denoncuar aferat me privatizimin e këtij organi dhe është një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT, zoti Kara zbuloi detaje se si ish-kryeministri Sali Berisha “i bëri gropën” kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës për dosjen CEZ-DIA. Ndërkohë ai tregon se kush janë dy dëshmitarët që mund të hapin “Kutinë e Pandorës” në aferën e Gërdecit dhe kush është sipas tij, plani i fundit i dyshes anti-SHBA “Berisha-Meta” për t’iu shpëtuar prangave.  

-Zoti Kara, ofensiva dhe arrestimet e fundit te SPAK duket se kane tmerruar çiftin Berisha-Meta, te cilët thuajse çdo dite sulmojnë Prokurorinë Speciale. Keni nje koment dhe pse ata jane ne alarm?

Ilir Meta dhe Sali Berisha e dinë fare mirë se, çfarë kanë bërë dhe çfarë i pret. Të dy janë kokat e së njëjtës kuçedër, të as asaj të korrupsionit, krimit, mashtrimit dhe tradhtisë që ka marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Çdo errësirë ka fundin e saj, kështu që edhe kjo kuçedër po e ndjen afrimin e fundit të saj. Nuk është vetëm SPAK-u shkak i këtij fundi të paralajmëruar. Është e vërteta ë  është thënë e po thuhet, vrasja e frikës dhe ndërgjegjësimi i njerëzve mbi rolin negativ të korrupsionit në procesin shtetformues dhe jetën e përditshme të njerëzve.

Është roli i faktorit ndërkombëtar që po e vlerëson si duhet këtë dukuri zhbërëse të vlerave njerëzore dhe vetë realiteti, i cili nuk mund të mbulohet nga asnjë frikë apo retorikë boshe politike. SPAK-u është vetëm një nga instrumentat ligjore, i cili ka për mision pikërisht investigimin dhe ngritjen si duhet të akuzave përkundrejt kuçedrës korruptive duke filluar nga dy kokat e saj Berisha dhe Meta. Të vetëdijshëm për çfarë do të ndodhë, ata kanë vetëm nje mjet për të mbijetuar: presionin e çdo lloj forme dhe destabilizimin e rendit ligjor. Ky presion i adresohet pikërisht asaj pjese të SPAK-ut, e cila nuk është nën ndikimin apo pengmarrjen e tyre. Mbi të gjitha ata i alarmon një drejtësi e pavarur.

-A ka mjaftueshëm SPAK prova për te çuar pas hekurave Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Faktet dhe provat përkundrejt tyre janë të pafundme, kokëforta dhe shteruese. Kjo gjë nuk vihet në dyshim. Ajo që duhet është vetëm pavarësia e SPAK-ut dhe vullneti për t'u ngritur në nivelin e misionit të vendosjes së drejtësisë se shumëpritur dhe sundimit të ligjit ne vend. Në çdo aspekt të qeverisjes ë  tyre, SPAK do të gjejë fakte dhe prova ë  korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, konfliktit të interesit, trafikimit të paligjshëm, pastrimit të produkteve të veprës penale, etj. Do të ishte vërtet çudi nëse SPAK-u do të konstatonte qoftë edhe një rast të zbatimit të ligjit prej tyre në këto 30 vite.

-Po dosja e CEZ-DIA a e rrezikon Metën? Ju çfarë dini për këtë afere?

Padyshim që ajo aferë tashmë e zbardhur e rrezikon atë. Këtë e them jo vetëm unë, por edhe vete miku dhe aleati i tij Berisha kur ne shtator te vitit 2015 deklaroi ne parlament se, Meta kishte vajtur i paautorizuar ne Prage me Ismailajn për te negociuar këtë afere duke kryer nje nga aferat me te media korruptive ne vend. Kjo aferë është në vazhdën e aferës së privatizimit të OSSH-se nga CEZ-i si produkt i pazarit politik të pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Fakti që ajo dosje ndodhet në SPAK prej gjashtë vitesh, flet më shumë se çdo fjalë e imja.

- Ndërkohë me dosjen e Gërdecit po merret personalisht vete kreu i SPAK Altin Dumani, mendoni se do shkojnë ne burg fajtoret e vërtetë?

Çështja duhet hapur nga e para dhe jo vetëm në mënyrë të pjesshme për Fatmir Mediun. Aty duhet të dëshmojnë edhe ata që nuk përmenden si ish-shefi i shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha, familjarë të Kosta Trebickës, etj, duke krijuar një tablo të plotë të asaj çfarë ka ndodhur. Janë një numër i madh veprash penale të konsumuara nga një numër po ashtu i madh njerëzish, shqiptarë dhe të huaj. Nuk duhet parë si një çështje që i ka kaluar koha, por si një sfidë reale për drejtësi. Njerëzit nuk harrojnë çfarë iu ka ndodhur ashtu si Saliu harroi që kishte baxhanak. Drejtësinë për këtë rast ia kemi borxh së pari, gjakut të të pafajshmëve, që u bënë kurban i babëzisë së Sali Berishës dhe familjes së tij.

- Pse ne listën qe thirri Fatmir Mediu për dëshmitarë, nuk është emri i Shkëlzen Berishës?

Me sa duket këtë çështje po e shqyrtojnë jo se duan ta zbardhin, por sepse kanë presion nga familjarët e viktimave dhe opinioni publik. SPAK-u dhe i gjithe sistemi i drejtësisë duhet menjëherë të ndryshoje qasje ndaj kësaj çështjeje. Askush nuk do të lodhet me nga këto gjykime të cunguara me tendencë mbylljen e çështjes. Vënia e drejtësisë nuk është thjesht vullnet i SPAK-ut dhe gjykatave, por detyre dhe mision kushtetues dhe njerëzor i tyre. Ne kemi për detyrë të themi të vërtetat tona.

-Po thirrjet e Berishës për protesta si te duken? A ka ai potencial për të rrezuar qeverinë siç premton?

Janë thirrje të një autokrati të pashpresë që me ligësinë e tij do të bëjë kurban një popull dhe një vend të tërë për t'iu shmangur fatit të tij të paracaktuar tashme. Janë thirrje dëshpërimi dhe destabilizimi njëkohësisht, pasi ai sheh mbijetesën e tij dhe të familjes së tij kriminale pikërisht në nxitjen e krizave politike, mbajtjen peng të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Janë thirrje instiktive të çdo diktatori fare pak çaste përpara fundit të tij.

Janë thirrjet e një të pashpresi, që kërkon vetëm kohë, që më shumë se tek forca dhe ligësia e tij e pafund, shpreson tek ndonje mrekulli e së nesërmes që nuk do t'i vijë kurrë. Janë thirrjet e një të paudhi, që dikur kishte në dorë fatin e një populli të tërë, por, që tani nuk ka as të tijin. Janë thirrjet para fundit të tij. Thirrjet për drejtësi tashmë po i mekin thirrjet berishiane për protesta anti-drejtësi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës