'Ka njerëz që kanë shpenzuar edhe me mijëra euro që të futen në fushatë', kështu u shpreh juristi Romeo Kara.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, teksa u ndal tek fushata e PD ai tha se Berisha e ka kthyer në pazar.
Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, të cilin e cilësoi si kriminel që s'duhet të drejtojë një parti poltike.

‘Njerëz nga PD kanë vajtur në PS dhe e kundërta dhe politika është zhytyr në batakun e pazarit. Nuk çuditem që të jetë 700 mijë euro për t’u fut në lista, sepse ka njerëz që kanë shpenzuar edhe me mijëra euro që të futen në fushatë. Po ai që futet në Kuvend me 700 mijë euro shet votën. Ata nuk njohin miq dhe etikë, por vetëm interesat e pazarit të tyre, Berisha e di se nuk e merr pushtetin dhe fushatën mund ta kthej pazare dhe po kërkon që të ketë njerëz që ti ketë nën hyqmin e tij. Berisha është i pandëshkueshëm në oratori dhe në veprime. Ky person do ti marr fytyrën atyre demokratëve nëse vjen nesër në pushtet, nuk e meriton një kriminel që të drejtoj një parti politike në Shqipëri’, tha ai.
Teksa u ndal tek partitë e reja, Kara tha se partitë e reja nuk kanë vizion dhe nuk do të marrin vota në zgjedhjet e 11 majit.
‘Kurrë s’janë marr me Metën dhe me Berishën. Në mitingjet e tyre shkonin edhe njerëz nga Berisha. Nëse kanë ardhur me atë retorikën e partive të vjetra më mirë të mos vijnë fare. Lapaj është një Sali i vogël që vuan nga protagonizmi. Kur kanë dal këto lista kam thënë njerëzit që i kanë hapur probleme Berishës kanë dal nga lista dhe tek PS. Këtë sistem e kontrollojnë të dyja forcat politike në vend. Këtu ka marr fund sistemi dhe në këtë pikë duke njohur dhe natyrën e pushteti nuk do fitoni ju partitë e vogla, s’do presim dhe 4 vite ne që të rriteni ju dalë e nga dalë. Nuk bëhet Shqipëria se thotë Romeo hajdeni pas meje. Nuk behet kjo punë pa bindur njerëzit. Shqipëria ka të instaluar që nga koha e zogut vetëm politikë populiste me Berishën me Ramën. Ju që jeni të rinjë duhet që t’i hapni sytë njerëzve, po në 11 maj partitë reja nuk fitojnë’, tha ai.
Ndërkohë, avokatja Alesia Balliu e ftuar në studio, bëri një denoncim për degën e PD në Shkodër, ku tha se Luçiano Boçi ka futur në listë të sigurt një kandidatë që ka qenë me PS.
Ajo tha se janë bërë pagesa deri në 700 mijë euro për tu futur në listë të mbyllur.
‘Sot do bëjë një denoncim. Pse në listë të sigurt në PD në Shkodër është Kliti Hoti që është parë me Benet Becin, si ka mundësi që njeriu që postonte Edi Ramën është në listë të mbyllur në Shkodër dhe jo Bardh Spahia që është në çdo kauzë të PD në Shkodër. Ka pazare. Çfarë fshihet pas pazarit Boçi- Noka- Rama. Mimoza Rexhvelaj ka kaluar primaret dhe i vjen një telefonat nga Boçi dhe i thotë ti s’do jesh në listë se s’dua unë dhe kjo vjen si pasojë e pazare që ka bërë Boçi. 700 mijë për vende në listën e mbyllur. Ca fshihet pas pazarit Boçi dhe Noka dhe pse nuk reagon Berisha. Pasi shkatërroi PD në Elbasan tani po e shkatërron në Shkodër’, tha ajo.
Teksa u ndal tek partitë e reja ajo tha se duhet që të ketë sa më shumë parti të reja në mënyrë që njerëzit të ketë edhe alternativ për të zgjedhur.
‘Sa më shumë parti të reja të ketë më mirë është, sepse është një alternative e re dhe janë të pakorruptuar. Unë jam e lodhur nga politika 30- vjeçare që s’kanë ca ofrojnë dhe paraqesin një program të vjetër si të ri dhe duan vetëm që të përfitojnë’, tha ajo.
Për Erjon Bacajn, kandidatin e ‘Nismës Shqipëria Bëhet’ listat e partive të mëdha kanë kandidatë në lista të mbyllura që duan ti shpëtojnë drejtësisë.
Listat fiktive me emrat e familjarëve, ai e cilësoi si një ‘shpullë’ ndaj sistemit të vjetër.
S.B/Shqiptarja.com‘Për ne listat janë esenciale, kemi përballë listat e mbyllura dhe të hapura. Tek të mbyllurat janë kandidatë që duan mandatin për të dal nga burgu dhe për të mos rënë në burg. Janë në listë ata që duan të fitojnë tendera nga mandati dhe kanë këta përballë një koalicion të rinjsh që garojnë në listë të hapur’, tha ai.
Komente

