Shkarkimi i Metës, juristët debat në Report Tv! Topollaj: I ‘shpëtoi’ 'Venecias', por tani e ka pozitën e rënduar! Aban Daci: Duhet seriozitet maksimal, Presidenti nuk shkarkohet

Juristi Fabian Topollaj në Report Tv, duke folur rreth shkarkimit ose jo të presidentit nga Gkykata Kushtetuese, tha se Ilir Meta i “shpëtoi” herën e parë komisionit të Venecias, por këtë herë e ka të rënduar pozitën, pasi është përfshirë politikisht, një gjë që sipas tij është kategorikisht e ndaluar për përfaqësuesin e unitetit të popullit.

Ai tha se në aspektin juridik lënë për të dëshiruar veprimet e presidentit, ndërsa shtoi se duhet të paktën 5 gjyqtar të votojnë pro në mënyrë që të miratohet shkarkimi i tij.

“Ky është rasti i parë që ndodh në Shqipëri dhe si i parë, ne mund të themi shumë pak fjalë. Komisioni i Venecias kur u pyet për zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe për shkarkimin e presidentit, evidentoi që kishte shkelur kushtetutën, por na tha që duhet gjykuar për të parë nëse ai e ka shkelur aq rëndë sa për t’u shkarkuar. Një nga arsyet që ia proces u ndërpre, ishte sepse presidenti e kishte bërë atë veprim për herë të parë. Argumenti i presidentit ishte se nuk e dinte që ai veprim ishte anti-kushtetues. Kërkesa për shkarkimin e tij, u bë për rolin e tij në fushatën e 25 prillit. Tani e ka më të rënduar pozitën, pasi presidenti nuk mund të bëjë fushatë. Nga aspekti juridik kjo lë për të dëshiruar, pasi është kryetari i shtetit dhe përfaqëson popullin, e ka të pamundur të përfshihet dhe të ndikojë politikisht. Që vendimmarrja të bëhet dhe shkarkimi të kryhet duhet të votojnë të paktën 5 gjyqtar, minimalisht.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në studion e ‘Sot Live me Shqipërinë” lidhur me kallëzimin e Metës ndaj parlamentit dhe ndikimin që mund të ketë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, juristi sqaroi se nuk ka absolutisht lidhje me procesin. 

“Kushtetuta parashikon një mënyrë të veçantë për shkarkimin e Metës, ai është një rast shumë specifik dhe bëhet në raste të veçanta, Një nga rastet është kur evidentohet një shkelje e rendë e kushtetutës. Së pari e vërteton Kuvendi, i cili duhet ta miratoi shkarkimi me 2/3 dhe së dyti certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Ne jemi në fazën finale. Kallëzimi i Metës nuk do të ndikojë në proces.”, tha ai.

I ftuar në studion e Report Tv, ishte edhe Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Alban Daci i cili tha se procesi për shkarkimin e presidentit është një tregues i realitetit “skandaloz” siç e quajti ai të demokracisë në vendin tonë. Sipas tij Meta nuk duhet të shkarkohet.

“Fatkeqësisht ky është një rast që tregon realitetin skandaloz në të cilën ndodhet demokracia në Shqipëri. Është një kënetë e madhe e përbashkët që sa herë i prishet terezia sulmojnë njeri-tjetrin. “Gjendja e akuzës së presidentit”, deri tani kemi folur nëse ai e ka shkelur parimisht kushtetuesen, por s’kemi folur çfarë ndodh pasi të vërtetohet kjo gjë. Procesi duhet të ketë një seriozitet maksimal, pasi gjykata do të krijojë një precedent të rrallë. Sipas meje nuk duhet të shkarkohet.”, tha Daci.

Kujtojmë se ditën e nesërme në Kuvend do të diskutohet lidhur me zgjatjen ose jo të afateve të vetingut. Pikërisht për këtë Topollaj tha se sipas tij afatet duhet të zgjaten. Ai shtoi se sipas mendimit të Partia zyrtare Demokratike do të votojë pro, pasi në një farë mënyrë janë të detyruara nga “Foltorja” për të treguar që ata janë pro kërkesave të ndërkombëtarëve.

“Unë mendoj që duhet ta bëjë i njëjti organ sepse po e bën dy organe të ndryshme do të ketë prishje të standardeve të barazisë. Gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar nga ky proces, mund ta përdorin duke thënë që janë gjykuar nga organe të tjera. Duhet që procesi të mbarojë sa më parë.  PD zyrtare është e detyruar ta miratojë këtë kërkesë për zgjatjen e Vettingut, do të jenë edhe të detyruar për shkak të Foltores. Duan të duken sikur janë pro kërkesave ndërkombëtare, për të nxjerr keq palën tjetër.”, tha juristi.

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore Topollaj tha se 5 prej 6 bahskive do të fitojë mazhoranca. Ai shtoi se më shumë sesa një “luftë” për bashkitë, kjo është një “luftë” mes dy PD për të kuptuar kush ka më shumë mbështetje.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja