Justin Timberlake dhe Jessica
Biel bëhen prindër për herë të parë

Justin Timberlake dhe Jessica<br />Biel bëhen prindër për herë të parë
Justin Timberlake dhe aktorja Jessica Biel bëhen prindër për herë të parë. Të shtunën e 11 Prillit pritën një djalë që quajtën Silas Randall Timberlake. Ky është fëmija i parë i çiftit që u martua në 2012. Lajmi u bë i ditur nga revista People.
 
Pas shumë spekulimesh, Justin Timberlake përdori Instagramin për të bërë këtë njoftim special me rastin e përvjetorit të 34 të ditëlindjes.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes! Ktë vit, unë po marr dhuratën më të madhe të jetës sime. Nuk mund ta pres më”, shkruante Timberlake në Instagram.

 Lajmi është komentuar edhe nga miq të çiftit. “Ai ma tha pak muaj më parë dhe unë nuk bëra zë”, tha një nga anëtarët e bandës së Justin.

 Sipas revistës People, emri i fëmijës është një emër i zakonshëm biblik, ndërsa emri i dytë i djalit është i babait të Justin.




 Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë