Juventusi ka festuar titullin e 30-të me fitore në shtëpi përballë ekipit të Atalantës me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes për ‘Zonjën e Vjetër’ e shënoi Simone Padoin në minutën e 72 pas shumë sulmeve të bardhezinjve të Contes.
Me fitoren përballë Atalantës Juve e festoi titullin në fushë përballë tifozëve të saj, pavarësisht se festa kishte nisur që ditën e diel pas humbjes së Romës. Ky edicion do të mbetet gjatë në memorien e bardhezinjve, pasi ishte titulli i 30-të që do të thotë 3 yje në fanellë duke dominuar në 3 edicionet e fundit.
Me 31 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, Juventusi nuk ndalet me kaq sepse në 18 nga 18 ndeshjet e shtëpisë nuk ka lënë rrugës asnjë pikë. Me dy ndeshje nga fundi në lojë janë edhe 6 pikë dhe Juve do të tentojë të kalojnë kuotën e 100 pikëve brenda një edicioni, teksa aktualisht ka 96 për të thyer një tjetër rekord.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com