‘Juventus fitoi me meritë’, Acerbi: Dua të qëndroj te Interi, në Champions mund të shkojmë deri në finale

‘Juventus fitoi me meritë’, Acerbi: Dua të qëndroj te Interi, në Champions mund të shkojmë deri në finale

Mbrojtësi i Interit Acerbi

Francesco Acerbi erdhi si një njeri i urryer te Interi, por ish-mbrojtësi i Lazio-s është bërë themelor për Inzaghin. Në një intervistë për DAZN 34-vjeçari rrëfen se dëshiron të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm me zikaltërit, ndërsa idhull ka një milanist si Nesta. Acerbi ndalet të flasë edhe për Champions League ku beson se Benfica është e përballueshme dhe mendon se mund të shkojnë deri në finale.

“Idhulli i parë? Ueah, kur isha 7 vjeç. Kur isha i vogël isha sulmues. Pastaj erdhi Nesta dhe idhulli im i parë i vërtetë ishte ai”, shpjegoi Açerbi që u ndal edhe tek episodi i prekjes me dorë në sfidën me Juventusin, që pranoi se fitoi me meritë.

E ARDHMJA DHE BENFIKA – “Goli erdhi nga një prekje topi me dorë. Por e kanë interpretuar më mirë ndeshjen, e fituan me meritë. Ndoshta nuk do të shënonin kurrë gol, por ishin më të bindur dhe të përqendruar në fushë. Ky episod mund të jetë një stimul për ne në Kupë”, tha ai, duke theksuar në fund qe nuk do të priste deri në momentin e fundit për rinovimin me zikaltrit.

"Dua të qëndroj tek Interi. Por nuk di asgjë, nuk më intereson asgjë. Më presin dy muaj të rëndësishëm, themelorë, mundohem të bëj vetëm më të mirën. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë. Ndihem mirë, po të varej nga unë do të qëndroja këtu pa probleme. Por nuk do të pres deri në gusht si në sezonin e kaluar, kjo është e sigurt. Nuk dua të ngut klubin, padyshim, por nuk do të jetë si vitin e kaluar dhe ata e dinë”, tha Açerbi.

Në fund italiani komentoi edhe përballjen me Benfikën: “Mezi po presim, edhe pse ka një frikë të vogël që të vendos në adrenalinë në të njëjtën kohë. Në Champions League ne mund të arrijmë në finale, janë ndeshje brenda ose jashtë. Natyrisht kemi pasur një bisedë në dhomat e zhveshjes. Duhet ta luajmë, Benfika është shumë e fortë, por janë një skuadër që mund ta përballojmë, janë brenda mundësive tona dhe ne mund ta kalojmë fazën”.

 

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet