Juventus nuk ndalet, kërkon që Salah të luajë në Torino

Juventus nuk ndalet, kërkon që Salah të luajë në Torino

Lojtari i Liverpoolit. Mohamed Salah

Salah mund të vishet bardhë e zi sezonin e ardhshëm pasi zëra të shumtë flasin për një transferim të yllit tek Juventus.  Për “Zonjën e Vjetër” asgjë nuk është e pamundur dhe këtë gjë e vërtetoi blerja e yllit potugez Crisitiano Ronaldos.

Sipas prestigjozes, “The Guardian”, “Juventus” ka kontaktuar Mohamed Salah.Shumë nuk shikojnë asnjë dyshem sepse "Momo" është padyshim një prej lojtarëve më të mirë të momentit, dhe Juventus është në kërkim të tyre.

Egjiptiani ka luajtur më parë në Serinë A për skuadrën e Romës, “Momo” ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool vitin e shkuar duke i dërguar të kuqtë deri në finalen e Champions League. Edhe këtë sezon Salah nuk stonon me shifrat e tij: 17 gola në Premier League, 3 në Champions dhe 8 asiste.

Sipas “The Guardian”, për të blerë karonin e Salah Juves i duhen duhen afërsisht 175 milion euro, një shumë e madhe të cilën ajo kërkon ta minimizojë duke futur në tratativa edhe Paolo Dybala.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës