Me fitoren 2-1 ndaj Milanit dhe barazimin e Napolit me Genoan, Juventusi është vetëm 1 pikë larg titullit të tetë radhazi kampion në Serinë A. Të shtunën e ardhshme bardhezinjtë mund të festojnë ndaj Spal 6 javë nga fundi i kampionatit.

Napoli mbrëmë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Genoa-s duke u përplasur në portierin mik pavarësisht se luajti për më shumë se një orë me një lojtar më shumë. Dris Mertens kaloi në avantazh djemtë e Ancelottit. Në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi Genoa me Lazovic dhe ky do ishte rezultati final.

Edhe Interi u frenua në barazim pa gola nga Atalanta në “San Siro”. Ish kapiteni Mauro Icardi në rikthimin e tij përpara tifozëve pati raste por shpërdoroi. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe një paraqitje të mirë bëri Berat Gjimshiti që markoi më së miri argjentinasin. 57 pikë Interi komod në vend të tretë ,5 më shumë se Milani e Atalanta ku edhe bergamaskët janë në zonën Champions.

Lazio gabon sërish. Bardhekaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 me Sassuolon në “Olimpico” duke humbur mundësinë të afrohet edhe më shumë me vendin e katërt. Imobbile me penallti kaloi Lazion në avantazh ndërsa Sassuolo përmbysi gjithçka me golat e Rogerio dhe Berardi megjithatë Lulic në minutën e 95-të vendosi barazpeshën.  /Pergatiti Andi Kapxhiu