Futbolli elitar në Itali do zhvillojë këtë mesjavë raundin e 19-të. Gjithçka nisi të martë me tre takime. Te tri pikët dolën Juventusi, Roma dhe Como. Sot në program janë pesë takime në dy orare. Veç të tjerash në fushë zbresin ekipe si Interi, Napoli apo edhe Lazio e Atalanta.

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos u mposhtën 0-3 nga Juventusi. Pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Lecces në shtëpi, "Zonja e Vjetër" u përgjigj me tre gola. Sfida u zhbllokua pas 16 minutave lojë nga autogoli i Muharemovic, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal të bardhezinjve. Fraksioni i dytë solli dy gola të shpejtë. Fillimisht David asistoi për Mirettin në minutën e 62-të, me këtë të fundit që shënoi golin e qetësisë. Vetëm pak sekonda më vonë David përfitoi nga një gabim i prapavijës vendase, kaloi Muric dhe e ndali sferën në rrjetë për golin e tretë. Edon Zhegrova luajti vetëm tre minutat shtesë në fundin e takimit, duke shijuar tri pikë për të tijtë.

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce u mposht 0-2 nga Roma. Pas humbjes 1-0 kundër Atalantës, kryeqytetasit e Gasperinit siguruan tri pikë me shumë vlerë në garën për zonën evropiane. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 14 minutave lojë me golin e Ferguson, para se Dovbyk në minutën e 71-të të devijonte në rrjetë një goditje të Pisillit.

Në "Arena Garibaldi", Pisa vendase u mposht 0-3 nga Como. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa dy skuadrat e kishin lënë spektaklin për në fraksionin e dytë. Perrone dhe Douvikas shënuan dy herë për Comon në minutat 68-të dhe 76-të, ndërsa Nzola për Pisan gaboi nga 11 metra për të rihapur sfidën. Në fund ishte Douvikas (11m) me dopietën personale që "vulosi" rezultatin 0-3.

Në tre takimet e të martës ra në sy se ishin skuadrat udhëtuese që dolën te tri pikët.

Serie A, raundi 19-të:

E martë, 06 janar 2026

Pisa 0-3 Como

Lecce 0-2 Roma

Sassuolo 0-3 Juventus

E mërkurë, 07 janar 2026

18:30 Bologna - Atalanta

18:30 Napoli - Verona

20:45 Lazio - Fiorentina

20:45 Parma - Inter

20:45 Torino - Udinese

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:00
VIDEO/ Como 'thyen' Pisan, i shënon tre gola

1767772898_como.JPG

Në "Arena Garibaldi", Pisa vendase u mposht 0-3 nga Como. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa dy skuadrat e kishin lënë spektaklin për në fraksionin e dytë. Perrone dhe Douvikas shënuan dy herë për Comon në minutat 68-të dhe 76-të, ndërsa Nzola për Pisan gaboi nga 11 metra për të rihapur sfidën. Në fund ishte Douvikas (11m) me dopietën personale që "vulosi" rezultatin 0-3. Tanimë Como me 33 pikë mbetet në vendin e gjashtë.

Ora 08:59
VIDEO/ Roma rigjen tri pikët, fiton 0-2 kundër Lecces

1767772825_roma.JPG

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce u mposht 0-2 nga Roma. Pas humbjes 1-0 kundër Atalantës, kryeqytetasit e Gasperinit siguruan tri pikë me shumë vlerë në garën për zonën evropiane. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 14 minutave lojë me golin e Ferguson, para se Dovbyk në minutën e 71-të të devijonte në rrjetë një goditje të Pisillit. Me 36 pikë Roma ngjitet në pozitën e pestë.

Ora 08:58
VIDEO/ Juve për Champions, mposht 0-3 Sassuolon

1767772756_juventus.JPG

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos u mposhtën 0-3 nga Juventusi. Pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Lecces në shtëpi, "Zonja e Vjetër" u përgjigj me tre gola. Sfida u zhbllokua pas 16 minutave lojë nga autogoli i Muharemovic, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal të bardhezinjve. Fraksioni i dytë solli dy gola të shpejtë. Fillimisht David asistoi për Mirettin në minutën e 62-të, me këtë të fundit që shënoi golin e qetësisë. Vetëm pak sekonda më vonë David përfitoi nga një gabim i prapavijës vendase, kaloi Muric dhe e ndali sferën në rrjetë për golin e tretë. Edon Zhegrova luajti vetëm tre minutat shtesë në fundin e takimit, duke shijuar tri pikë për të tijtë. Me 36 pikë Juventusi mban vendin e katërt në renditje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?