Derbi i Italisë ka përfunduar me fitoren e Juventusit me rezultatin e thellë 4 - 1 përballë Romës. Askush nuk e kishte menduar që Roma do të pësonte tre gola në 19 minuta në momentin më të mirë të romanëve. Zeman ka dalë bllof, pasi Roma nuk arriti të ngrihej në nivelin mesatar gjatë 90 minutave.
Serinë e golave për Juventusin e ka hapur "ujku i vjetër" Pirlo. Në minutën e 11' të pjesës së parë fantazisti zhbllokon shifrat duke kaluar Juventusin në avantazh. Goli ngre në peshë stadiumin bardhezi. Pa kaluar pesë minuta lojë, "Zonja e Vjetër" e pangopur dyfishon rezultatin me Arturo Vidal pas një penalltie të fituar nga vendasit. Vidal tregohet i saktë para portës duke dërguar sferën në rrjetë. Roma çorientohet duke humbur kontrollin e lojës dhe për pasojë, Juventusi trefishon rezultatin në minutën e 19' me sulmuesin Matri.
Stafi vendas i gjithë në festë, ndërsa trajneri Zeman nuk ju beson syve. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë Roma ka besuar për një përmbysje të rezultatit, pas golit të Osvaldos në minutën e 69' që ngushton shifrat. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhte, pasi në fund në Xhovinko plotëson pokerin duke fundosur Romën. Kurse Juventusi vazhdon në krye të rënditjes. Ndërsa Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Parmën.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com