Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit në grupe në Champions League. Vëmendja është e përqendruar e gjitha në Turqi, aty ku Gallatasarai do të presë ekipin e Juventusit.
Italianët janë në avantazh, pasi me dy rezultate kualifikohen, por turqit luajnë në shtëpinë e tyre përballë një publiku që do të vendoste në vështirësi cdo ekip të madh në botë, përfshirë ku edhe Juventusin. Gallatasarai kualifikohet vetëm nëse do të fitojë sfidën, por një gjë e tillë duket shumë e vështirë, përballë një Juventusi të etur këtë edicion.
Në prag të ndeshjes trajner Conte ka deklaruar se ndeshje të tillë i di vetëm ai se si mund të zgjidhen, por kur shikon që përballë ka një tjetër teknik Italian si Mancini gjërat ndërlikohen akoma më shumë. Kjo është ndeshja e vitit për ‘Zonjën e Vjetër’ që synon Champions Leaguen.
Në të njëjtin grup luan edhe Reali me danezët, por gjithçka është për statistika. Vlen të theksohet që kthehet Ronaldo nga dëmtimi. Një tjetër sfidë që premton spektakël është edhe ajo mes kampionëve të Evropës dhe kampionëve të Anglisë.
Bayerni do të kërkojë të sigurojë një tjetër fitore përballë sheikëve, teksa City synon vendin e parë në grup dhe hakmarrje për ndeshjen e parë.
/Shqiptarja.com