3 gola për 3 pikë, Juventusi vazhdon marshimin drejt kreut pas nisjes së dobët të edicionit në Serie A.
 
Bardhezinjtë mposhtën Palermon 0-3 jashtë fushe me golat e Manzukic, Sturaro dhe Simone Zaza.
 
Kampionët e Italisë ngjiten në vendin e 5 me 24 pikë, 6 më pak se vendi i parë që mbahet nga Interi edhe pse ka një ndeshje më pak.
 
Zikaltërit dhe Fiorentina do të zhvillojnë ndeshjet e tyre sot. Napoli do të presë Interin në një sfidë për kreun e kampionatit.
 
Ekipi i Sarrit synon triumfin për të marrë komandën e Serie A, ndërsa Mancini ka objektiv shkëputjen me 5 pikë në rast fitoreje.
 
Nëse Napoli dhe Interi do të barazonin do të përfitonte Fiorentina. 


d.b/shqiptarja.com