Supersfida mes Atletico Madridid dhe Juventusit u mbyll me një fitoren e pastër të klubit madrilen ndaj Zonjës së Vjetër me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë e lojës pati shumë raste nga të dyja skuadrat por asnjëra nuk arrriti të shënojë. Skuadra madrilene e drejtuar nga Diego Simone bëri një lojë të shkëlqyer duke kërcënuar shpesh portën e skuadrës Italiane të drejtuar nga Masimiliano Alegri.

Atletico Madrid arriti që të shënojë tre gola pjesën e dytë por njëri prej tyre, goli i parë i shënuar nga Morata u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Skuadra madrilene arriti që në harkun kohor prej 5 minutash të shënojë dy gola me anë të golave të Gimenez në minutën e 78-të dhe atij të Godinit në të 83-ën.

Për Juventusin ëndrra e madhe e Championsit u zbeh nga humbja ndaj Atleticos e cila me këtë fitore hodhi një hap më tej në çerekfinalet të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.