23-vjeçarja që jeton në SHBA madje ka vendosur të bëjë një tatuazh me mbishkrimin: “Përbindëshat ekzistojnë”.
“Ka të bëjë me ndihmën ndaj të tjerëve. Fakti që kam Eminemin dhe Rihannan që japin atë mesazh e bën edhe më mirë për mua. Megjithëse kënga ishte për projektin tim, më bën të mendoj se ajo ka një qëllim dhe kjo më bën të lumtur”, ka deklaruar Bebe për Vibe.
Kënga “The Monster” do të jetë pjesë e albumit të ri të reperit “Marshall Mathers LP 2”, ndërsa në të dëgjohet Rexha duke kënduar pjesët e vokalit ndihmës ( burimi telegrafi).
(J.H/shqiptarja.com)