Këngëtarja serbe, Karleusa kërkon
vëmendje: Kush është Rita Ora?!
Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, gjatë dy ditëve të fundit i ka kushtuar disa postime në rrjete sociale shqiptarëve, ndërsa është ndalur te këngëtarja Rita Ora.
Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, gjatë dy ditëve të fundit i ka kushtuar disa postime në rrjete sociale shqiptarëve, ndërsa është ndalur te këngëtarja Rita Ora. Ajo ngriti pyetjen "Kush është Rita Ora?" duke marrë si përgjigje një furi komentesh kundër-përgjigje nga shqiptarët.
37-vjeçarja pak kohë më parë tentoi të tërheqë vëmendje duke akuzuar Kim kardashian për imitim, prandaj edhe kjo sjellje nga ana e saj mund të jetë e qëllimshme, që të zërë disa tituj në mediat rozë, e pse jo, të marrë ndonjë përgjigje nga këngëtarja me origjinë shqiptare.
Por, Karleusa ka fshirë shumicën e postimeve fyese, ndoshta pasi është konsultuar me ekipin e saj. Jelena është justifikuar më pas duke thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët dhe shumë prej ndjekësve të saj në rrjete sociale janë shqiptarë. Disa orë më pas ajo ka postuar dy mesazhe nga fansa shqiptarë që e përkrahin dhe për të treguar se të tjerët janë keqkuptuar.
Në njërin prej postimeve Jelena ka shkruar: “Për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve dhe mediave të tyre (unë shkruaj në gjuhën serbe, të gjithë e dimë pse), një përshëndetje të madhe për pyetjen: KUSH ËSHTË RITA ORA? Unë me të vërtetë nuk e di”
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
113/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Rrezikohet jeta e policit, militantët i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31