Bebe Rexha do të zhvillojë një koncert në Tiranë më datë 9 shtator. Lajmi i shpërndarë në media, tashmë është konfirmuar dhe organizatorët janë duke punuar që edhe koncerti i Bebe Rexhës, ashtu si ai i Dua Lipës, të ketë pjesëmarrje masive.

Lajmin për koncertin e Bebes në Tiranë e publikoi fillimisht ajo vetë në rrjetet sociale, ku më pas u konfirmua nga një njoftim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Koncerti i 27-vjeçares do të mbahet në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë nga ora 18:00 deri në 24:00. Të ftuar të tjerë përveç Bebe Rexhës do të jenë edhe Fatboy Slim dhe HONNE.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com