Kërcënohet gazetarja kosovare
i vizatojnë kryq të kuq në banesë

Kërcënohet gazetarja kosovare<br />i vizatojnë kryq të kuq në banesë
PRISHTINE- Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, në Kosovë, Arbana Xharra, ka qenë pre e një tjetër kërcënimi.
 
Pas mesazheve fyese në rrjetet sociale, kërcënuesit kësaj radhe kanë menduar një tjetër formë për ta kërcënuar, duke i shkuar në banesën e saj në Prishtinë, ku në muret e banesës kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigante.
 
Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë makinën.
 
Kryeredaktorja e “Zërit” njofton se se ka kallëzuar rastin në polici, e cila po merret me hetimet.
 
Gazetarja njihet për qëndrimet e saj të forta, sidomos kundër radikalizmit fetar, vehabizmit etj. Pak kohë më parë Arbana Xharra pati edhe një replikë në distancë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Xharra: Po bëhet e vështirë të flasësh e mendosh lirshëm
 
Kosova që ne deshëm nuk është kjo e sotshmja, në të cilën gjithnjë e më e vështirë po bëhet që të mendosh lirshëm e aq më pak të flasësh lirë, të shfaqësh mendim ndryshe.
Kosova jonë sot në mënyrë alarmante dhe gjithnjë e më të dukshme po vërshohet nga aradhet e ushtrisë së injorancës.
Asnjëherë nuk e kisha besuar që ju, kushdo që e keni bërë këtë akt qyqar, vini deri tek dera e shtëpisë së familjes sime - shtëpinë e dy fëmijëve të mi të mitur.
Tashmë e sa kohë po përpiqeni të më frikësoni, të ma mbyllni gojën. Edhe unë njeri jam, kam familje, e njoh edhe drojën. Por, çuditërisht, droja më jep kurajë dhe më nxit, më jep fuqi për të vijuar, për të mos u ndalur.
Këto kryqe, me këtë ngjyrë që i ngjan gjakut, vetëm ju e dini për çka i keni bërë. Po shpresoj që organet e drejtësisë do t’ju gjejnë, kapin dhe dënojnë. Linçimet publike politiko-shoqërore, që shumë njerëz m'i kanë bërë kohëve të fundit, u kanë dhënë zemër qyqarëve të më vijnë tek dera e shtëpisë dhe ju jeni bashkëpërgjegjës.
Fotot nuk i kam publikuar deri më tash me kërkesë të Policisë që t’i përfundojnë hetimet, me shpresë se do t’i kapin këta matrapazë dhe unë i vë institucionet e shtetit në sprovë, pres vepra nga ju.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë për miqtë ndërkombëtarë, për kolegët dhe dashamirët të cilët u solidarizuan me mua dhe me familjen time e që njëkohësisht duan Kosovën e lirë, e jo Kosovën e ekstremeve dhe satanizimeve.

AGS: Të hetohet sa më parë rasti 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegja Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës.

AGK, kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast.

Ky asociacion thekson në një kumtesë për media se do ta përcjellë me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase nga organet e rendi

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë