Kërcënonin se do t’i publikonin foto e video intime, arrestohen dytë rinj

Dy të rinj në Berat kanë kërcënuar një vajzë se do ti publikonin në rrjetin social “Facebook” foto dhe video të saj intime dhe menjëherë pas kësaj ajo ka bërë kallëzim në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka bërë arrestimin e tyre.

Të dhënat e policisë, thonë se në pranga ka rënë Marjus Doko,  19 vjeç dhe Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë shrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës psikologjike shtetasen A.K, në rrjetin social facebook, duke i kërkuar një shumë prej 300.000 mijë lekësh të vjetra, më qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime të saj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve