DURRËS - Ka përfunduar numërimi i votave për këshillat bashkiakë edhe për Durrësin ku parti e parë ka dalë Partia Socialiste me 28,03% duke marrë 16 mandate anëtarësh.
 
Në vend të dytë është renditur Partia Demokratike me 25,79% të votave duke marrë 14 mandate, ndërsa parti e tretë ka dalë LSI me 22,68% me 13 mandate.

Nga dy anëtarë në Këshillin e ri Bashkiak kanë përfituar edhe PSM, PDIU dhe PR.

Gjithashtu nga një vend në Këshillin e ri të Bashkisë së Durrësit kanë marrë edhe ADS e FRD.
 
Në total ASHE ka marrë 66.43% me 35 mandate, ndërsa APPD ka marrë vetëm 31,58 % të votave dhe përkthyer në mandate do të thotë 16 të tilla.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)