Këshilltarët e LSI dëgjesë publike për buxhetin e vitit 2016

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillim Bashkiak të Tiranës kanë zhvilluar një konsultë publike me administratorët e Njësive Vendore në bashkinë e Tiranës në kuadër të dëgjesave të problematikave të qytetarëve për buxhetin e vitit 2016 për Bashkinë.

Kryetari i grupit të Këshilltarëve të LSI-së, z. Shezai Rrokaj theksoi se administratorët janë ata që e njohin më nga afër problematiket e qytetarëve dhe se ato do të merren në konsideratë në diskutimin që do të bëhet për buxhetin për vitin 2016 për Bashkinë e Tiranës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Endrit Braimllari pohoi para administratorëve të njësive vendore në Bashkinë e Tiranës se të gjitha problematikat që do të ngrihen, do të diskutohen në komisionet e bashkisë si edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës,Erisa Xhixho theksoi se këshilltarët bashkiak të LSI-së do të kërkojnë që në buxhetin e ri për Bashkinë e Tiranës të parashikohen më shumë politika që garantojnë punësim si edhe ndërtime në infrastrukturë që të ketë më shumë shërbime ndaj qytetarëve.

Bora Panajoti theksoi se një vëmendje e veçantë duhet të shkojë edhe për infrastrukturën e kopshteve të Tiranës, duke marrë si shembull njësisë administrative të Farkës.

Gjatë diskutimeve fjalën e morën edhe administratorët e njësive vendore të Bashkisë së Tiranës, të cilët ngtritën problematikat që paraqesin zona të ndryshme të kryeqytetit.

Administratorët e njësive vendore të Bërzhitës dhe Farkës, respektivisht Refik Veliaj dhe Mateo Shaba ngritën shqetësime përsa i përket infrastrukturës së ujësjellësit si edhe mungesën e çerdheve dhe kopshteve.

Ndërsa administratori i njësisë bashkiake nr. 11, Gentjan Arapi ngrit si problematike infrastrukturën arsimore, dhe shëndetësore.

Vetëm pak ditë më parë anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak u takuan me gra dhe vajza ku diskutuan për buxhetin dhe ndikimin që ai mund të ketë tek fuqizimi i tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës