Këto tre shenja favorizohen nga yjet
do të kënaqen në dashuri gjatë majit

Këto tre shenja favorizohen nga yjet<br />do të kënaqen në dashuri gjatë majit
Doni të dini se si do të jetë lidhja juaj gjatë muajit maj?

Yjet këtë muaj kanë favorizuar vetëm 3 shenja, të cilat do kalojnë një muaj të paharrueshëm me partnerin e tyre.

Dashi
Muaji maj për dashin do të jetë super, veçanërisht në marrëdhëniet dashurore. Beqarët e kësaj shenje të zjarrtë do të kenë rastin të njohin personin i cili do t’ia preokupojë tërë vëmendjen gjithë verës.
Mirëpo, kjo nuk është e gjitha në planin e tyre dashuror për muajin maj. Është më se e sigurt që ndonjë ish e dashur sërish t’i kthehet në jetë dhe ta bëjë të lumtur.
Nëse jeni në lidhje dashurore, muaji i ardhshëm do të jetë i rezervuar për romantikë.

Virgjëresha
Për Virgjëreshat romantike muaji maj dhe gjithë vera do të jenë pjesë e jetës, të cilën një ditë do ta tregojnë me buzëqeshje dhe nostalgji.
Personat e kësaj shenje të cilët janë në një lidhje me siguri do të marrin ofertë për jetë të përbashkët apo mbase edhe do të fejohen, ndërsa beqarët do të jenë aq të parezistueshme për gjininë e kundërt sa që do të mund të zgjedhin se me kë do t’i kalojnë ditët e nxehta verore.
Mirëpo, yjet ua tërheqin vërejtjen që të mos e teprojnë në joshje, por që vërtet të zgjedhin personin i cili u përshtatet.

Peshqit
Peshqit më në fund do të kenë minutat e tyre! Maji u shkon në favor posaçërisht Peshqve të cilët nuk janë në lidhje, por që vitin e kaluar kanë pasur probleme që të gjenin partnerin e përshtatshëm.
Periudhë ideale për të gjetur dashurinë do të jetë nëse Peshqit vendosin të shkojnë në një udhëtim.
Personat e lindur në këtë shenjë, të cilët kanë partnerë, më në fund do të qetësojnë epshin dhe do të kënaqen në kujdesin e personit të dashur.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi