‘Ka kushte të tmerrshme’, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kushti im është vetëm një, ‘non grata’ nga SHBA! Ty të rëndon

‘Ka kushte të tmerrshme’, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kushti im është vetëm një, ‘non grata’ nga SHBA! Ty të rëndon

Alibeaj dhe Berisha

Në daljen e sotme për mediat, të parën pas protestës së mbrëmshme të mbajtur në Tiranë, ish-Kryeministri Sali Berisha tha si me kod se Alibeajn  e pengojnë disa ‘kushte të tmerrshme’ të jetë i lirë pasi sipas tij është peng i Ramës dhe Ballës. Kësaj deklarate i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj, i cili ka thënë se vetëm një kusht ka për Berishën, atë që ish-Kryeministri i rëndon, shpalljen ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.

Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik. Sa për "kushte të tmerrshme", po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non’”, ka shkruar Alibeaj.

Kujtojmë se në konferencën për shtyp sot Berisha u shpreh se statuti i PD nuk  parashikon përjashtime, por për Enkelejd Alibeajn kishte qëndrim shumë të fortë.

“Zoti Alibeaj është mjerisht siç e shihni, një lolo në duart e Taulant Ballës, se Rama nuk ia var, ka ngarkuar Taulantin të merret me të. Dhe ai bën, në mënyrën më të shëmtuar, aktin më të shëmtuar në 30 vite, përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë, përveç vetes së tij. Kjo është një lojë nga më të shpifurat e Edi Ramës, loja me Enkelejd Alibeajn. Çfarë e shtyn Enkelejd Alibeajn? Ju garantoj se pa ca kushte që i di vetëm ai, ai në këtë lojë depersonalizuese, por edhe të rrezikshme, se të bëhesh vegël e Edi Ramës në betejën kundër pluralizmit politik, merr mbi supe një gjë shumë të rëndë, një kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Kështu që, duke iu rikthyer statutit të partisë, nuk parashikon përjashtime. Qëndrimet Alibeaj mund t’i përcaktojë vetë, por mendimet dhe opinionet e mia për të, janë këto që shpreha këtu”, tha Berisha.

Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj ishte ndër deputetët që nuk morën pjesë në protestën e djeshme të thirrur nga Sali Berisha, protestën e parë kundër qeverisë! Në protestën e djeshme Berisha mbajti fjalimin i fundit ku pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa ka injoruar totalisht Lulzim i kushtoi Bashën të cilit nuk asnjë rresht nga fjalimi i tij. Ramën ai e quajti armikun kryesor, me argumentin se në ndryshim nga ai që ka ideal lirinë, kryeministri mendon vetëm për pushtetin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 08/07/2022 22:56

    Vetem Lul Basha, Alibeaj dhe Gaz Bardhi mund ta sjellin opoziten ne pushtet. Te tre keta jane njerez me vlera.

    Përgjigju
    • Seit zekaj: 09/07/2022 17:09

      Po pse nuk e prunen Tash 8 vite ku ishin

    • joni: 09/07/2022 08:31

      Keshtu mendon dhe Kim Karldashjani

  • Beni: 08/07/2022 20:35

    Nuk doni ta hiqni malokun,rrini si minj ne opozite gjithe jeten dhe do I beni nder Edi Rames

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 09/07/2022 09:40

      O Beni,besoj qe eshte gjeja qe do te pelqente me shum si b.l. i Rames qe je.

  • 0706766860: 08/07/2022 19:16

    Ali Bëj krimineli në një këpucë me Edvin shkjaun shqipfolës

    Përgjigju
    • Saleh: 08/07/2022 20:30

      Po sa pacavure paske qen o rob. Tamom si pro ari jot nga vicidolli. Te pakten Alibej si ka duar me gjak dhe eshte intelektual, jo si pronari jot nga vicidolli qe vetem krime e shkaterrime i ka shkaktuar ketij vendi. Shko ha sup tani se e bere detyren per sot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja