Ka shkëlqyer në Serie A, mesfushori 27-vjeçar: Jam homoseksual, dua të jetoj pa frikë

Ka shkëlqyer në Serie A, mesfushori 27-vjeçar: Jam homoseksual, dua të jetoj pa frikë

Jakub Jankto kur luante me Sampdorian

Mbrojtësi i Spartës së Pragës dhe Republikës çeke, Jakub Jankto ka treguar në një video se është homoseksual. 27-vjeçari ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe kërkon që ta lënë të qetë për të jetuar jetën e tij.

“Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi. Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, thuhet në videon e publikuar nga Jankto.

Mbrojtësi u bë i njohur në Serie A për aktivizimin te Udinese, Ascoli dhe Sampdoria, për të vijuar më pas karrierën te Getafe në Spanjë. Prej një sezoni ai është në huazim te Sparta e Pragës, teksa vuan një dëmtim. Në verën e këtij viti Jankto pritet të rikthehet sërish te Getafe, teksa ka luajtur 45 ndeshje dhe ka shënuar katër gola për kombëtaren çeke.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve