Kabllogrami i SHBA-ve: Ka dyshime të forta se Dritan Dajtin e ndihmon njeriu i Berishës, Agron Kuliçaj

Kabllogrami i SHBA-ve: Ka dyshime të forta se Dritan Dajtin e ndihmon njeriu i Berishës, Agron Kuliçaj

Ne foto Agron Kuliçaj

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në krye të detyrës.

Përpara se të arrestohej në vitin 2009, Dajti i pati shpëtuar disa herë arrestimeve, por në publikimet e kabllogrameve Wikileaks, ngrihen dyshime të forta se këtyre arrestimeve, Dajti u ka shpëtuar me ndihmën e Agron Kuliçajt, ish drejtorit të policisë së shtetit në qeverinë Berisha dhe më herët ish truproja personale e ish Kryeministrit.

Emri i Dritan Dajtit përmendet për një lidhje të fortë me Agron Kuliçaj, për të cilin sipas ambasadës amerikane në Tiranë, burimet brenda policisë thonë se dekonspironte aksionet e policisë te Dajti.

Në kabllogramin e klasifikuar “konfidencial”, drejtuar DASH-it nga Ambasada Amerikane në Tiranë shkruhej mes të tjerash se “Kuliçaj mund të jetë përfshirë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, ku Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit…”.

Kabllogrami i plotë:

Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”

Datë 25 nëntor 2009

Dërguar nga Ambasada amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori John Withers

Klasifikuar si material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit.

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar.

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt. Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 13/02/2019 17:25

    yyyyyy

    Përgjigju
  • Konjak: 12/02/2019 21:18

    Akuzat ndaj Kulicaj ,mund te jen te verteta ; por skandali i krijuar nga drejtesia ,per eleminimin e pes denimeve me jete , ne 25 vjet ;per teroristin Dajti ,eshte teresisht e pa pranushme ,po aq edhe fyese ,per gjith popullin qe kerkon drejtesi dhe vetem drejtesi.Organet e shtetit te vendosin para drejtesise, gjith te implikuarit ne kete maskarad ;si edhe Kulicajn per aq sa eshte i implikuar ,ne qoft se eshte.

    Përgjigju
  • dulja: 12/02/2019 17:43

    po te lene njerzite e saliute te marreshe fryme ca llafos ti

    Përgjigju
    • Altin: 12/02/2019 20:25

      (O Derrman c’te duhet ty o)Ju q***a rracen se jeni bo lloj rrace e keni pushtu tironen erdhen keto( llafosjet)

  • Lenti: 12/02/2019 15:18

    Super e saktë. E tha Amerikani zëre se e tha Allahu.

    Përgjigju
  • jeton qelbësir nevojtore gjoleka: 12/02/2019 13:32

    Të gjith Ambasadat e botës kundra pd e pa spjegushme si ka mundësi partia fundërin pd si bën kto gjëra po Ambasadat sjan të mira . Vetëm kryekriminelët që udhëheqin ktë parti pler jan të mir. O zot çfar i kan bër Shqipris e çfar vazhdojn ti bëjn. ZOTI MART HAK PËR KTO FUNDRINA. Që punojn kundër Shqipris.

    Përgjigju
  • O derman: 12/02/2019 12:54

    Kur e thot amerikani zere se è ka thene perendia.. Hajde Sali Berisha sa te thella i paske patur rrenjet.. Po ti je ne rregull hallall po' ben punen tende(te shkaterrosh Shqiperin) po keta qe te vin mbas ty spo i marr vesh une cfare llogjike paskan...po di vij dita dhe do dal e verteta mos u merzisni.. Rrofte Shqiperia!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë