SHBA/ 'Kaçifas, hero i rënë për vendin e tij', shqiptarët i kundërvihen grekëve: Turp për ju që nderoni një terrorist (VIDEO-FOTO)

Grekët po vijojnë edhe përtej kufijve të tyre përkujtimin e ekstremistit  të vrarë grek, Konstandinos Kaçifas. Ata janë hasur ditën e djeshme duke protestuar përpara në një nga lagjet me prani të të dy komuniteteve shqiptare e greke-Bay Ridge në Brooklyn, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protesta ndodhi konkretisht përballë qendrës kulturore Federata Laconian (Spartans), e cila përfaqëson flamurin e Vorio Epirit dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork.

Përfaqësuesit e komunitetit grek ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit dhe më zë të lartë thërrisnin: "Konstandinos Kaçifas, heroi i rënë i Greqisë" ,"Konstandinos Kaçifas u vra se s'ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur dhe të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek", "Jugu i Shqipërisë është Greqi", "Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame" dhe "Harrojeni Çamërinë".

Kanë qenë pikërisht shqiptarët ata që e kanë ndërprerë protestën e grekëve, duke i cilësuar këta të fundit si mbështetës së terrorizmit. Ndërkohë, ata këndonin këngë patriotike e thërrisnin “USA– Shqipëri Etnike - Dënoni terroristin – Dënoni terroristin – Çamëria” dhe “Turp për ju që nderoni dhe mbroni një terrrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundër Policisë së Shtetit”. Për të ndaluar agravimin e situatës midis grekëve dhe shqiptarëve, ka ndërhyrë policia. 

Përpara dy ditëve, u zhvillua në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Për të kryer homazhet në nder të tij, në varreza dhe në meshën e mbajtur në nder të tij kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia, deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Paralelisht, në pikën kufitare të Kakavijës u ushtruan kontrolle të rrepta, ku 235 grekë, mes tyre 3 gazetarë, u ndaluan të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese.Të revoltuar që nuk mundën të hynin në Shqipëri, grekët bllokuan anën greke për rreth një orë, duke shkaktuar edhe tensione me policinë kufitare.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri, të nisur nga vet ai, me forcat RENEA. (Lexo këtu)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 10/12/2018 14:15

    bravo...

    Përgjigju
  • Fredi: 10/12/2018 10:35

    Shumë mirë e kanë...terrorist ishte! Pse mediat nuk e quajnë kështu por thjesht ekstremist? Jo gjithnjë të jesh ekstremist detyrimisht duhet të jesh dhe terrorist. Ekstremizmi sigurisht është baza e terrorizmit por ka individë me pikpamje ekstremiste por që nuk bëjnë pjesë në një organizatë dhe bindjet e tyre ekstremiste nuk i shfaqin në praktikë. Ndërsa Kacifoja ishte terrorist, hapi zjarr kundra policisë. Pse mediat kanë frikë ta cilesojnë terrorist?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë