'Kaçurrelat e t’u'/ Dokumentar për historinë e trishtë të kompozitorit Gac Çuni

Muzikanti shkodran Gac Çuni do të mbyllte sytë në moshën 30-vjeçare në burgun e Burrelit. Historia e tij, e rrëfyer nga kompozitori Zef Çoba, do ta bënte regjisoren edhe gazetaren Luljeta Progni, që t’i dedikonte një dokumentar. Në dokumentar, ku përreth 30 minuta vjen historia e trishtë e djaloshit, që i dhuroi publikut këngën e njohur “Kaçurrelat e t’u”. Ndonëse kompozitori ishte i sëmurë nga turbekulozi do t’i duhej të vuante edhe torturat e regjimit komunist në birucat e errëta. Në dokumentar vjen edhe dëshmia e njeriut më të afërt të tij, vëllait dhe mikut të tij të qelisë.

“Për historinë e tij më ka ndihmuar shumë kompozitori i njohur shkodran, Zef Çoba, i cili ka intervistuar bashkëvuajtësin në burg, por edhe vëllanë e tij. Ka një grup njerëzish që e kanë njohur në burgun e Burrelit" tha Luljeta Progni, regjisore. Mbrëmjeve të gjata Gaci merrte kitarën për t’i kënduar lirisë, bukurisë, qytetit, por edhe ndjenjës më të ëmbël njerëzore, dashurisë. “Është e vështirë që të punosh me skenarë të tillë, por jo e pamundur. Është një kohë që ka akoma të mbijetuar, por ka edhe raste si ai i Tepelenës që nuk gjen asgjë, vetëm rrëfime të dëshmitarëve”.

Familja e Prognit i ka vuajtur nën lëkurë krimet e komunizmit. Prandaj ajo e sheh të domosdoshme, që përveçse lobimit të pavarur, institucionet përkatëse të bëjnë më shumë" Luljeta Progni, regjisore.  “Është e vështirë edhe për shkak se familja ime e ka vuajtur diktaturën komuniste shumë. Dy gjyshërit e mi janë vrarë, babai gjithashtu, ne e kemi shkelur gjithë hartën e krimeve të komunizmit. Është e vështirë, por është një gjë që dua ta bëj. Por nuk mjafton kjo. Është përgjegjësi e institucioneve, e Ministrisë së Arsimit, dhe ne do të lobojmë për t’ia dalë. Por më së shumti është përgjegjësi e institucioneve” deklaroi Luljeta Progni.  Regjisorja, skenaristja dhe gazetarja Luljeta Progni ka realizuar katër dokumentar, që kanë në qendër histori të vërteta të regjimit komunist. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot